Ndërlidhjet

Arrestime të reja në Pakistan


Pakistani tha se ka arrestuar një komandant ushtarak, i akuzuar se ka ekzekutuar trupat pakistaneze në luginën e Suatit.

Një zëdhënës i armatës tha se Sher Muhamed Kasab është arrestuar këtë javë në një vend të fshehur në Suat.

Shpërblimi për zënien e Kasabit ishte 121 mijë dollarë.

Arrestimi i tij është i treti në radhë nga lista e armatës për 10 më të kërkuarit e militantëve të Suatit.
XS
SM
MD
LG