Ndërlidhjet

WSJ: SHBA braktis planin për mbrojtjen raketore


Uoll Strit Xhournal thotë se Shtëpia e Bardhë do të pezullojë planet e administratës Bush për të ndërtuar një sistem mbrojtës raketor në Poloni dhe Republikën Çeke.

Gazeta- duke cituar zyrtarë aktualë dhe ish zyrtarë amerikanë- tha se SHBA do të bazojë vendimin e saj mbi “përcaktimin se programi i raketave me rreze të gjatë veprimi i Iranit nuk ka shënuar përparim siç ishte vlerësuar më parë, duke zvogëluar kërcënimin për kryeqytetet e mëdha evropiane dhe të SHBA-së”.

Gazeta thekson se gjetjet, pritet të përmbyllen javën e ardhshme, duke pasuar rishikimin 60 ditor të urdhëruar nga presidenti Barak Obama.

Rusia ka kundërshtuar ashpër planin e administratës Bush, të cilin e shihte si kërcënim potencial ndaj raketave të saj balistike ndërkontinentale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG