Ndërlidhjet

Tiranë: Qeveria e re nis punën


Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë
Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë

Kabineti i ri qeveritar nisi zyrtarisht punën për të qeverisur Shqipërinë në katër vitet e ardhshme. Kryeministri Sali Berisha dhe 15 ministrat e tij mëngjesin e sotëm u betuan para presidentit të Republikës Bamir Topi. Qeveria e re u zotua se se do të kryejë me përgjegjësi të plotë detyrën që i është besuar.




Qeveria mori mbrëmë votëbesimin e Kuvendit, me 74 vota për dhe vetëm një kundër, nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, si e vetmja forcë opozitare në Kuvend.

Siç ishte parashikuar, deputetët e grupit të Partisë Socialiste, nuk morën pjesë në seancë, ku krahas përbërjes së kabinetit u votua dhe programi i ri qeverisës.

Sali Berisha dhe Edi Rama
Partia Socialiste, e udhëhequr nga Edi Rama, ka vendosur si kusht kryesor për rikthim në Kuvend, zhvillimin e hetimeve mbi zgjedhjet e 28 qershorit.

Prezantimin e programit qeverisës kryeministri Sali Berisha e shoqëroi dhe me thirrjen drejtuar opozitës për të hequr dorë nga bojkoti.


Berisha garantoi gjithashtu për bashkëpunim për të gjitha reformat e rëndësishme që i nevojiten vendit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG