Ndërlidhjet

Berluskoni: Më mirë të dalim nga Afganistani


Kryeministri Italian Silvio Berlusconi tha se do të ishte në të mirën e trupave ndërkombëtare nëse largohen sa më shpejt nga Afganistani.

Ai këtë deklaratë e bëri pas shpërthimit të një bombe, që vrau gjashtë ushtarë italianë në Kabul.

Kjo ishte goditja më vdekjeprurëse për Italinë në konfliktin afgan.

Berluskoni tha se nuk ka nodnjë afat kohor për tërheqje dhe se vendimi do të merrej bashkë me aleatët e Italisë.

Shëprthimi la të plagosur 4 ushtarë të tjerë italianë.

Dhjetë civilë afganë janë vrarë po ashtu në shpërthimin e së enjtes.

Dhuna në Afganistan është ngritur në nivelin më të lartë krahas skepticizmit për luftën.
XS
SM
MD
LG