Ndërlidhjet

Beograd: Pak gjasa që tifozi francez të mbijetojë



Shtetasi francez, i cili të enjten u lëndua në rrahjen e tifozëve në Beograd, sot është operuar, por e ka jetën në rrezik, ka thënë drejtori i Qendrës Klinike të Serbisë, Gjorgje Bajec.

Ai tha se lëndimet e francezit janë të rënda dhe gjasat që francezi të mbijetojë të vogla.

Tifozi i klubit futbollistik Tuluz u shtrua në spital në gjendje të rëndë, pas përleshjes me tifozët e klubit “Partizani” nga Beogradi.

Përleshja ndodhi para fillimit të ndeshjes së vlefshme për Kupën e Evropës, të cilën Tuluzi e fitoi me rezultat 3:2.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG