Ndërlidhjet

SHBA: I dyshuari pranon lidhjet me Al Kaidën


Mediat amerikane raportojnë se një i dyshuar për një komplot terrorist në Nju Jork është deklaruar fajtor dhe u ka thënë hetuesve se ka lidhje me Al Kaidën.

FBI e ka marrë në pyetje Naxhibullah Zazin në Denver, që nga e mërkura dhe ai ka pranuar të premten lidhjet e tij, pas tetë orësh të sesioneve të hetimit.

Zazi- një 24 vjeçar me nënshtetësi afgane- është nën hetime për pothuajse një vit.

Ai dyshohet se ka udhëtuar në një kamp terrorist në Pakistan dhe ka pasur instruksione për bërjen e bombave të në kompjuterin e tij.
XS
SM
MD
LG