Ndërlidhjet

Rrjeti global zbulon shenjat e testeve atomike


Kreu i Traktatit për Ndalimin e Testeve Bërthamore tha se Irani, Izraeli dhe pesë fuqi tjera bërthamore janë pjesë e një rrjeti që i zbulojnë shenjat e testimit të një bombe të re atomike.

Tibor Toth tha se një sistemi i ri për të verifikuar shpërthimet atomike ka filluar në vitin 2000 dhe tash ka 270 objekte monitoruese.

Ai pret që ky numër të rritet në 340.

Për rrjetin monitorues nuk është raportuar shumë e as për pjesëmarrësit e tij, përfshirë Iranin, për të cilin Perëndimi beson se është në kërkim të armës bërthamore dhe Izraeli, që besohet se posedon arsenal bërthamor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG