Ndërlidhjet

Serbi: Arrestohet sulmuesi i tifozit francez


Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq ka thënë se është arrestuar sot “organizatori kryesor” i sulmit ndaj shtetasit francez para ndeshjes Partizan-Tulluz.

Ai ka thënë se për këtë sulm janë arrestuar edhe dhjetë persona tjerë.

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka kërkuar nga qeveria e Serbisë që sa më shpejt të sqarojë sulmin.

Zëdhënësi i ministrisë Bernar Valero, ka konfirmuar lëndimin e tre francezëve, njëri nga ta shumë rëndë.

Mjekët serbë kanë thënë se i lënduari nga huliganët serbë, është ende në rrezik për jetë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG