Ndërlidhjet

Obama: Nuk ndalojnë hetimet ndaj CIA-s


Presidenti amerikan Barak Obama ka hedhur poshtë kërkesën e një numri drejtuesish të komunitetit të zbulimit për të ndaluar hetimet mbi akuzat për tortura. Shtatë ish drejtorë të CIA-s, Agjencisë Qëndrore të Zbulimit, kanë kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që të mos hetojë punonjësit e zbulimit lidhur me metodat e marra gjatë marrjes në pyetje.

Obama shtoi se askush nuk është mbi ligjin.

Administrata aktuale amerikane kërkoi hetimin e punonjësve të CIA-s, që dyshohet se kanë përdorur teknika torture gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG