Ndërlidhjet

"Enciklopedia false"



ZËRI
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, sot do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje kanë planifikuar të zhvillojnë një seri takimesh me kryetarë e përfaqësues shtetesh të ndryshme nga të katër anët ë globit, që do të marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Gjatë kësaj vizite disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sejdiu e Hyseni pritet të zhvillojnë një betejë diplomatike me Serbinë sa i përket njohjeve, e ku në këtë proces do të jenë të përfshirë edhe shtetet aleate të Prishtinës, por edhe të Beogradit. Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, para shkuarjes së tij në Nju-Jork, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka folur sërish për Kosovën...

BOTA SOT

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, përmes një kumtese ka reaguar lidhur me skandalin e fundit të shkaktuar nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve me Enciklopedinë. “Kjo Enciklopedi përmban frymë dhe përmbajtje antishqiptare, e me këtë implikon zhvillime të mëtejme jo vetëm për rrethanat kulturore e shkencore në Maqedoni e në rajon, po edhe për zhvillimet ndëretnike e ndërshtetërore, Kryesia e ASHAK-ut shpreh keqardhje dhe brengosje. Shpërdorimi i Enciklopedisë dhe enciklopedizmit për llogari të paragjykimeve etnike mund të jetë vetëm rezultat i urrejtjes dhe të mbjellë urrejtje. Kryesia e ASHAK-ut ka besuar se qëndrimet antishqiptare të një pjese të Akademisë Maqedonase kishin marrë fund para disa vitesh me largimin e ish-kryetarit të saj që kishte kërkuar ndarjen e vendit dhe shpërngulje të popullatave. Me keqardhje konstatojmë se fyerjet ndaj popullit shqiptar që u bënë publike nga kjo Enciklopedi flasin për zhvillime shoqërore e `shkencore' të papajtueshme me synimet e deklaruara evropiane të Maqedonisë...

KOHA DITORE
Ndonëse misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK, nuk kishte pasur një strategji të qartë dalëse nga Kosova dhe kërkohej një proces vlerësimi nga një i dërguar special i OKB-së, misioni më i madh evropian për sundimin e ligjit dhe rendit në Kosovë, EULEX, parasheh një strategji të tillë. Mandati i këtij misioni pritet të skadojë në qershor të vitit të ardhshëm sipas Planit të veprimit të përbashkët të Këshillit Evropian, ndërkohë që ekziston edhe strategjia dalëse në disa faza. Do të jenë vendet anëtare të BE-së ato që do të vlerësojnë dhe do të vendosin nëse mandati i këtij misioni do të zgjatet edhe për disa vjet shtesë. Se EULEX-i mbetet pa afat në qershor të vitit të ardhshëm e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të këtij misioni në Prishtinë...

LAJM
Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisë së Madhe në Shkup i kanë hedhur si të pavërteta shkrimet në Enciklopedinë e promovuar nga Akademia e Shkencave e Maqedonisë. Nga kjo ambasadë thonë se janë të zhgënjyer nga ky institucion, i cili e ka vënë emrin e vet mbi një pohim të pabazë. Nga ambasada e SHBA-ve vlerësojnë se ky institucion duhet të mendojë se çfarë do të ndërmarrë për ta përmirësuar kredibilitetin e saj. “Pohimet se oficerë amerikanë kanë trajnuar ish-ushtarë të UÇK-së, janë të pabaza dhe ‘të turpshme’. Do të jemi në kontakt me Akademinë për këtë gjë, e jemi të dëshpëruar nga fakti se ky institucion e ka vendosur emrin e vet, mbi një pohim të pabazë”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane. Edhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe kanë pohuar se nuk kanë bërë asnjë trajnim të UÇK-së dhe se pohimet e tilla janë false...

INFOPRESS
Mitrovicasit që nga paslufta nuk mund t’i vizitojnë, kur të duan, varret e të afërmve të tyre në varrezat në veri të Mitrovicës. Ata, vizita të këtilla vazhdojnë t’i bëjnë në mënyrë të organizuar vetëm gjatë festave fetare dhe nën përcjellje të policisë. Meqë qytetarët e Mitrovicës që nga paslufta, për shkaqe sigurie nuk kanë mundësinë t’i vizitojnë familjarët dhe të afërmit e tyre të vdekur në çdo kohë, të cilët janë të varrosur në varrezat e pjesës veriore të qytetit, Bashkësia Islame në Mitrovicë edhe kësaj radhe sikur herëve tjera, ka bërë organizimin e vizitave të qytetarëve për një gjë të tillë. Besim Hoti, zëdhënës i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, u shpreh se vizita e paraparë në varrezat myslimane në veri të Mitrovicës është realizuar pa ndonjë incident dhe nën përcjelljen policore...

KOSOVA SOT
Akademia e Shkencave në Shqipëri i ka cilësuar disa nga të dhënat e enciklopedisë së fundit maqedonase, jo vetëm si të pavërteta, por në kundërshtim me faktet historike të njohura nga historia shqiptare. Sipas kryetarit të ASHASH-së, Gudar Beqiraj, kjo enciklopedi duhet të kishte marrë në konsultë faktet historike të botuara nga historianë të vjetër. Në Shoqatën e Historianëve Shqiptarë thonë se ASHM-ja ende vazhdon të jetë e ndikuar nga teza që janë përdorur nga Akademia e mëparshme serbe. “Akademia e Shkencave e Maqedonisë si kopje e keqe nxjerr atë qëndrim të Akademisë Serbe të Shkencave se shqiptarët kanë ardhur në këto troje në shekullin e 18-të dhe me dhunë...

EXPRESS
A do të ndodhë në sesionin e radhës të Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara, që ka filluar javën që shkoi në New York, një depërtim aq i pritur i njohjeve të reja të shtetit të Kosovës, që do të shënonte një përmbysje sinjifikative afër ose edhe mbi numrit “magjik” 100? Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka shprehur këto ditë brengosje për valën e mundshme të njohjeve, duke pranuar se Prishtina me aleatët perëndimorë ka bërë fushatë të vazhdueshme dhe se janë diku rreth 30 apo 40 shtete nën “presion” që të njohin Kosovën e pavarur. Zyrtarët serbë janë optimistë se edhe kundërfushata e tyre duhet të japë rezultate, por kjo më shumë tingëllon si propagandë e çastit. Për dallim nga herët, tjera pala kosovare nuk premton çudira, mbase edhe për arsye se barrën kryesore në këtë proces e kanë fuqitë e mëdha perëndimore, të cilat edhe kanë mundësi që të bëjnë “presione”, që Jeremiq ia kishte adresuar Prishtinës, dhe jo Washingtonit dhe Londrës, që prej kohësh dërgojnë letra dhe emisarë specialë për t’i bindur shtetet që luhaten rreth njohjes së Kosovës...
XS
SM
MD
LG