Ministri i Mbrojtjes i Kinës tha se armata kineze tash e ka shumicën e sistemeve të armëve të sofistikuara që mund të gjenden në arsenalin e vendeve të zhvilluara perëndimore.
Liang Guanglie tha se pjesa më e madhe e këtyre sistemeve përputhen apo janë afër kapaciteteve të sistemeve që kanë homologët e tyre në Perëndim.
Liang përmendi aeroplanët luftarakë J-10, gjeneratën më të re të tankeve, destrojerët e marinës, dhe raketet kryqëzore e ndërkontinentale balistike, si të arriturat më të mëdha të industrisë kineze të armatimit.