Ndërlidhjet

Francë: Policia i dëbon imigrantët nga kampi



Policia e Francës e ka filluar demontimin e kampit të improvizuar nga imigrantët afër qytetit verior, Kale. Policia speciale sot herët në mëngjes ka hyrë brenda kampit, për t’i dëbuar më se 200 imigrantë, shumica prej tyre të rinjë nga Afganistani.

Raportohet se ka pasur përleshje ndërmjet policisë dhe aktivistëve lokalë për të drejtat e njeriut, që kishin formuar një zinxhir njerëzor rreth kampit. Kanë ndodhur edhe disa arrestime.

Imigrantët nuk kanë bërë rezistencë derisa policia i kishte larguar nga kampi.

Autoritetet e Francës kanë thënë se të gjithë imigrantëve do t’u ofrohet rasti për të kërkuar azil të rregullt ose kthim vullnetar me ndihmë në vendlindje.

Ka pasur periudha, kur ky kamp, i njohur si “xhungël”, paraqiste strehë për më se 1500 imigrantë, që përpiqeshin të kalonin në Britani.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG