Ndërlidhjet

Obama: Bota të luftojë ndryshimet klimatike



Presidenti amerikan Barak Obama kërkoi nga të gjitha vendet e botës të luftojnë ndryshimet klimatike. Dështimi i këtyre përpjekjeve mund të çojë drejt “një katastrofe të pakthyeshme” në vitet që vijnë, tha Obama.

Ai theksoi masat e administratës së tij në luftimin e ndryshimeve klimatike, por nuk ofroi ndonjë propozim të ri. Presidenti amerikan i bëri deklaratat në takimin e Kombeve të Bashkuara rreth ndryshimeve klimatike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun hapi takimin mbi klimën, ku po marrin pjesë mbi 100 udhëheqës botërorë. Dështimi në arritjen e një marrëveshje mbi ndryshimet klimatike brenda këtij viti do të jetë “moralisht e pafalshme”, tha Ban.

Qëllimi i takimit është të mobilizojë krerët botërorë në arritjen e një marrëveshje, që do të zëvendësonte protokollin e Kiotos. Debati për marrëveshjen e re do të zhvillohet gjatë takimit të Kopenhagës, që do të mbahet në dhjetor.
XS
SM
MD
LG