Ndërlidhjet

Gjermania paralajmëron Ahmadinexhadin



Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se delegacioni gjerman në Kombet e Bashkuara do të braktisë Asamblenë e Përgjithshme nëqoftëse presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad e mohon Holokaustin në fjalimin që do ta mbajë të mërkurën.

Zëdhënësi i ministrisë në Berlin tha se qeveria gjermane dëshiron që edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian ta bëjnë të njëjtën për atë që ai e quajti “qëndrim unik evropian”.
XS
SM
MD
LG