Ndërlidhjet

Lunacek: Shumica në PE janë pro heqjes së vizave


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar mbështetjen e Parlamentit Evropian për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe inkurajimin e pesë vendeve anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Këto kërkesa, Krasniqi i bëri gjatë një takimi që zhvilloi sot me një delegacion europarlamentarësh, që kryesohej nga Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Me këtë rast, Lunacek tha se shumica e deputetëve në Parlamentin Evropian e mbështet përfshirjen e të gjitha vendeve të Evropës në liberalizimin e vizave, por rikujtoi se Kosova nuk është njohur ende nga pesë vende të BE-së, ndërkohë që edhe teknikisht, si tha ajo, duhet t'i përmbushë kriteret e parapara për t'u përfshirë në këtë proces.

Lunacek i premtoi Krasniqit bashkëpunim ndërmjet Parlamentit Evropian dhe atij të Kosovës.
XS
SM
MD
LG