Ndërlidhjet

Rusia pro sanksioneve të reja ndaj Iranit?


Një zyrtar rus ka thënë se Rusia nuk përjashton mbështetjen e sanksioneve të reja kundër Iranit mbi programin e tij të dyshimtë bërthamor.

Zyrtari, që ka kërkuar të mbetet anonim, u ka thënë gazetarëve se “nëse ka bazë të mjaftueshme, ne nuk përjashtojmë” sanksionet e reja ndaj Iranit.

Por, ai ka thënë se Moska dëshiron, që së pari të shohë të dhënat nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore mbi statusin e fundit të programit bërthamor të Teheranit.
XS
SM
MD
LG