Ndërlidhjet

SHBA: Fillon sot samiti i G20



Samiti i shteteve të mëdha të zhvilluara dhe atyre në zhvillim hapet sot në qytetin lindor amerikan të Pitsburgut.

Në krye të agjendës së samitit pritet të jetë rritja ekonmike dhe përballja me ndryshimet klimatike.

Presidenti amerikan Barak Obama pritet të shtyjë përpara një plan për zvogëlimin e suficitit tregtar në shtetet me eksport të madh si Kina dhe të rrisë kursimet në shtetet me borxhe të mëdha si SHBA.

Megjithatë, evropianët dhe shtetet në zhvillim, përfshirë Brazilin, dëshirojnë të fokusohen në rregulloren për tregun financiar dhe pagat e ekzekutivëve.
XS
SM
MD
LG