Ndërlidhjet

Spanjë: Kasparov avancon kundër Karpovit



Në takimin e dy ish kampionëve botëror në shah, Gari Kasparov po avancon kundër Anatolij Karpovit me rezultat 3:1.

Kjo garë, me të cilën po shënohet 25 vjetori i takimit të tyre maratonik për titullin e kampionit botëror, në vitin 1984, përfundon sonte, pasi rivalët t’i zhvillojnë tetë lojë me tempo të shpejtuar.

Në katër lojët e para, për të cilët shahistët kishin në dispozicion secili nga 25 minuta, Kasparovi shënoi tri fitore, ndërsa Karpovi një.

Gari Kasparov (46 vjeçar), që nga disa ekspertë konsiderohet se ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, nga shahu aktiv është tërhequr në vitin 2005 dhe aktualisht është njëri nga liderët politikë të opozitës në Rusi.

Anatolij Karpov (58) ende është aktiv dhe është i kualifikuar në mesin e 100 shahistëve më të mirë botëror.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG