Ngjarjet e javës
17
11 qershor '09 - Një televizion boshnjak ka transmetuar pamje, të cilat thuhet se tregojnë të dyshuarin për krime lufte në ish-Jugosllavi, Ratko Mlladiq, i cili vazhdon të jetë në arrati. Televizioni, me bazë në Sarajevë, tha se posedon incizime, të cilat tregojnë Mlladiqin në takime familjare, që mund të jenë xhiruar dimrin e kaluar.
18
12 qershor '09 - 12 Qershori i vitit 1999, dita kur NATO ka hyrë në Kosovë, paraqet njërën prej datave më të rëndësishme në historinë e Kosovës, kanë vlerësuar zyrtarët kosovarë. Sipas tyre, hyrja e NATO-s paraqet kurorëzimin e aspiratave shekullore të Kosovës për liri dhe pavarësi.
19
12 qershor '09 - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dekretuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Dekretimi erdhi pasi që Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Piter Feith, emëroi tre gjykatësit ndërkombëtarë.
20
12 qershor '09 - Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë zbuluar një pllakë përkujtimore për të gjithë ushtarët e NATO-s që kanë vdekur në Afganistan, Bosnjë, Kosovë dhe në rajone të tjera të konfliktit. Kjo pllakë ishte donacion i Danimarkës.