Ndërlidhjet

SHBA trefishon ndihmën për Pakistanin


Senati amerikan ka votuar që të trefishojë ndihmën jo ushtarake për Pakistanin në 1.5 miliardë dollarë deri më 2014, si ofertë për ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit.

Senatorët miratuan në mënyrë unanime masat, që duhet të kalojën sot nëpër Dhomën Përfaqësuese dhe nga këtu te presidenti Barak Obama, për t’u nënshkruar si ligj.

Mbështetësit e legjislacionit thanë se masat tregojnë se Uashingtoni ka një përkushtim afatgjatë për të ndihmuar Pakistanin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG