Ndërlidhjet

Iran: Uzina atomike vihet shpejt në funksion



Uzina iraniane në ndërtim e pasurimit të uraniumit mund shpejt të bëhet funksionale.

Muhamed Muhamedi-Golpajegani, që kryeson Zyrën e liderit suprem Ajatollah Hamnei, citohet të ketë thënë se “kjo uzinë, me emër të Zotit, së shpejti do të nisë së funksionuari”.

Të premten, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se Irani i ka shkruar Agjencisë më 21 shtator, duke zbuluar se po ndërton një uzinë të re për pasurimin e uraniumit.

Njoftimi erdhi pak ditë para takimit të 1 tetorit në Gjenevë mes Iranit dhe 6 fuqive botërore.

Izraeli tha sot se ndërtimi i uzinës së dytë bëthamore, tregon se Irani është në kërkim të armëve bërthamore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG