Ndërlidhjet

Papa arriti në Çeki


Papa Benedikti XVI ka arritur në Çeki për një vizitë tri-ditëshe.

Ai përshëndeti rënien e “regjimit shtypës” në Evropën Lindore në një fjalim pas aterimit në Pragë.

Por, mosbesimi në religjionin e organizuar mbetet thellë i ngurtësuar në Republikën Çeke dhe relacionet mes Kishës dhe shtetit janë të tendosura.

Benedikti pritet të takojë presidentin Vaclav Klaus në Pragë.

Sipas organizatorëve, çështjet e ndijshme, si miratimi i traktatit me Vatikanin nuk do të diskutohet zyrtarisht gjatë vizitës së papës.
XS
SM
MD
LG