Unioni i shoqatave evropiane të futbollit (UEFA) njoftoi se është duke hetuar 40 raste të kurdisjes së ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën UEFA.
Kreu i komisionit disiplinor të organizatës, Peter Limaher, ka deklaruar se po hetohen ndeshjet që janë luajtur në katër vitet e fundit, nga të cilat 15 ndeshje në dy vitet e kaluara, dhe se kryesisht bëhet fjalë për ekipet nga Evropa Lindore.
Ai ka theksuar se UEFA ka marrë paralajmërime për baste të dyshimta.
Limaher ka thënë se shumica e klubeve kanë fituar shumë para nga bastoret “për shkak se e kanë ditur që do të eliminohen”.