Ndërlidhjet

Obama: Irani t’i dëshmojë qëllimet paqësore



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama e ka porositur sot Iranin se duhet t’i dëshmojë qëllimet e veta paqësore.

Pas informatës se Irani po ndërton një uzinë sekrete nëntokësore për pasurimin e uraniumit, i cili mund të shfrytëzohet për armë bërthamore, Obama e paralajmëroi Teheranin se do të përballet me pasojat nëse nuk lejon inspektimin e kësaj uzine bërthamore.

Në fjalimin e përjavshëm radiofonik, Obama tha se Irani duhet të bashkëpunojë në tërësi me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

“Udhëheqësit e Iranit tani duhet të zgjedhin”, tha Obama, duke shtuar se nëqoftëse ata nuk i përmbushin obligimet, rrezikojnë “t’i ekspozohen presionit dhe izolimit më të madh”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG