Ndërlidhjet

Kermabon: Koordinimi me Serbinë – domosdoshmëri


Misioni i Bashkimit Evropian, EULEX në Kosovë, konsideron se është i domnosdoshëm “një minimum i koordinimit” me Beogradin, me qëllim që të merret me krimin ndërkufitar, që ka ndikim në gjithë Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për AFPres, shefi i misionit, Iv de Kermabon, tha se trafikimi i njerëzve, i drogës, i armatimit, i naftës dhe i cigareve është intensifikuar ndërmjet veriut të Kosovës, me popullatë shumicë serbe dhe Serbisë.

Sipas tij, EULEKS-i vetëm e ka nënshkruar “një marrëveshje teknike të vogël” me Beogradin, më 11 shtator, me qëllim që të luftohet krimi në veriun e Kosovës, ku serbët e refuzojnë autoritetin e Prishtinës dhe preferojnë që të jenë nën ombrellën e Serbisë.

“Nëse dëshirojmë ta bëjnë një progres në veri të Kosovës, kjo duhet të bëhet me një minimum të kordinimit me autoritetet e Serbisë”, tha zoti Kermabon.

Aii thekson se kishte “një keqkuptim” në Prishtinë lidhur me këtë marrëveshje teknike me Beogradin, por ka premtuar “transparencë të plotë” lidhur me marrëveshjet e ardhshme.
XS
SM
MD
LG