Ndërlidhjet

Jushçenko kërkon të zgjidhet helmimi i tij



Presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko i ka bërë thirrje Rusisë që t’i dorëzojë figurat e rëndësishme, të cilët patën gisht në helmimin e tij me dioksinë pesë vjet më parë.

Jushçenko tha se dëshmia e këtyre tre burrave, të cilët ishin me të në një darkë në vitin 2004, është kyçe për t’i përfunduar hetimet.

Prokurorët ukrainas thanë vjet se ata kishin dështuar ta identifikojnë të dyshuarin.

Jushçenko u sëmur rëndë në kohën kur në vitin 2004 po garonte kundër rivalit të tij prorus në fushatën presidenciale.

Më vonë ai u diagnostifikua se ishte helmuar me dioksinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG