Ndërlidhjet

Obama mbron kandidaturën e Çikagos



Presidenti amerikan Barak Obama do të udhëtojë drejt Danimarkës për të mbështetur kandidaturën e Çikagos për Lojërat Olimpike të vitit 2016.

Obama do të flasë të premten në sesionin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, çfarë shënon herën e parë që një president amerikan në detyrë merr pjesë në një takim të tillë.

Çikago po konkuron me Madridin, Rio De Zhanieron dhe Tokion për lojërat e vitit 2016. Në takimin e së premtes pritet të marrin pjesë dhe mbreti i Spanjës, presidenti i Brazilit dhe kryeministri i Japonisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG