Ndërlidhjet

Bild: Do zhvillohen bisedimet me Iranin



Provat raketore të Iranit, të ndërmarra gjatë fundjavës, nuk do të pengojnë bisedimet rreth programeve bërthamore të Teheranit që do të zhvillohen gjatë javës. Qëndrimi i presidencës suedeze të Bashkimit Evropian u bë publik nga shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bild.

Irani gjatë fundjavës provoi raketa me rreze të shkurtër dhe të gjatë veprimi, të afta për të goditur Izraelin dhe bazat amerikane në Gjirin Persik. Perëndimi i ka dënuar provat e tilla.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se provat raketore ishin “shqetësuese”, por bëri thirrje për vetpërmbajtje.

Diplomacia kineze i bëri thirrje të gjitha palëve që të ulin tensionet.
XS
SM
MD
LG