Ndërlidhjet

Humbjet e mëdha nga ekonomia joformale


Ekonomia joformale në Kosovë vazhdon të mbetet problem për autoritetet vendore, vlerësojnë ekspertë për çështje ekonomike. Ushtrimi i dobët i funksionit nga ana e administratës tatimore në ndjekjen e bizneseve, mosfunksionimi i sistemit gjyqësor dhe policisë në luftimin e kësaj dukurie, kanë ndikuar, siç thonë ata, që afër 40 për qind e tregut kosovar të mbulohet nga ekonomia e fshehur.


Afër 40 për qind e tregut kosovar konstatohet se mbulohet nga ekonomia joformale, ekonomi kjo që në masë të madhe po e dëmton zhvillimin ekonomik dhe buxhetin e konsoliduar të Kosovës, thonë ekspertë për çështje ekonomike.

Musa Limani, udhëheqës i Institutit Ekonomik në Prishtinë, thotë se kjo dëshmon që Kosovës i kanoset një rrezik i madh, pasi që përmasat e një ekonomie të tillë janë çdo ditë e më tepër në rritje.
...është një buxhet i tëri i Kosovës, i cili humb dhe përfitojnë ata që e fusin mallin në mënyrë ilegale.

“Sipas të gjitha gjasave, ajo sillet prej 30 deri në 40 për qind, që merr pjesë relative në formimin e GDP-së, çka do të thotë se është një pjesëmarrje jashtëzakonisht e madhe. Prandaj, mund të them se ekonomia informale po lulëzon më tepër se ekonomia formale”.

“Është një vlerë shumë e madhe; me fjalë të tjera, është një buxhet i tëri i Kosovës, i cili humb dhe përfitojnë ata që e fusin mallin në mënyrë ilegale dhe e çrregullojnë tregun, për arsye se formohet një konkurrencë jolegale në tregun e Kosovës”,
thotë Limani.

Ai tërheq vërejtjen se ushtrimi i dobët i funksionit nga ana e administratës tatimore në ndjekjen e bizneseve, por edhe mosfunksionimi i gjyqësorit dhe policisë në luftimin e ekonomisë së paligjshme, ndikojnë në rritjen e këtij fenomeni.

“Arsyeja kryesore qëndron në atë se nuk funksionojnë institucionet shtetërore ashtu siç duhet. Kryesisht, ndjekja e kontrabandës, ndjekja e krimit të organizuar, gjyqësia janë nën ndikimin e politikës, ndërsa politika është e përzier në ekonominë joformale”.

“Unë dua të potencoj se ekonomia informale nuk mund të realizohet në qoftë se nuk mbështetet nga institucionet shtetërore”,
deklaron Limani.

Shpend Ahmeti
Edhe Shpend Ahmeti, nga Instituti për Studime të Avancuara ”GAP”, pohon se ekonomia e fshehur është e pranishme në përmasa të mëdha në tregun kosovar. Ai thotë se autoritetet vendore duhet ta luftojnë këtë fenomen, në mënyrë që zhvillimi ekonomik të ndodhë në mënyrë ligjore.

“Kjo duhet të luftohet, duhet të ketë një strategji, duhet të shihet në një strategji afatmesme, që ekonomia informale të zvogëlohet sa më shumë, sepse kjo do të jetë edhe një parakusht kryesor për integrimet evropiane”, thotë Ahmeti.

Dëshmitë më të fuqishme për mallin e paligjshëm që hyn në Kosovë, ekspertët thonë se gjenden tek çmimet e lira që kanë këto mallra, në raport me çmimet e artikujve që hyjnë në mënyrë të ligjshme.
XS
SM
MD
LG