Ndërlidhjet

Obama shpall gjendje katastrofe në Samoa



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ka shpallur gjendjen e katastrofës në territorin e Samoas amerikane në Paqësorin jugor, i cili u godit nga cunami pas një tërmeti prej 8 ballësh.

Rreth 40 njerëz raportohet se e kanë humbur jetën në Samoan amerikane dhe vendin fqinj të Samoas nga cunami që goditi të martën.

Bëhet e ditur se valët gjigande të shkaktuara nga tërmeti nënujor kanë përmbytur disa fshatra, duke i marrë me vete shtëpitë dhe automjetet.
XS
SM
MD
LG