Ndërlidhjet

JAT anulon fluturimet, shkaktar- borxhi



Kompania shtetërore ajrore e Serbisë, JAT, tha se të gjitha fluturimet janë anuluar, për shkak se kompania mirëmbajtëse ka ndaluar punën për shkak të faturave të papaguara.

JAT tha se asnjë nga aeroplanët e tij nuk është ngritur, që nga mbrëmja e së martës, kur kompania për mirëmbajtje JAT Tehnika ndërpreu punën.

Mosmarrëveshja ka çuar në anulimin e të paktën 17 fluturimeve në destinacione të ndryshme ndërkombëtare, duke lënë qindra pasagjerë të zemëruar në aeroport, të pasigurt, nëse aeroplani i tyre do të nisej.

Shumica nga aeroplanët e JAT Airways, udhëtojnë jashtë shtetit.

Kompania tha se do të mundohet që t’u sigurojë udhëtimin pasagjerëve me kompanitë tjera ajrore, apo t’u ofrojë bileta me data tjera.

JAT sipas kompanisë mirëmbajtëse JAT Tehnika, i ka borxh kësaj të fundit 1.45 milionë dollarë.

Që të dy kompanitë kanë qenë pjesë e një kompanise në ish- Jugosllavi, por qeveria i ka ndarë në dy, me shpresë se do t’i shiste më lehtë.

Megjithatë, tenderët për këto kompani kishin dështuar, meqë s’kishte pasur asnjë ofertë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG