Ndërlidhjet

Kryediplomati iranian në vizitë të rrallë SHBA-së



Ministri i Jashtëm iranian ka bërë një paraqitje të rrallë në Uashington, pasi i është dhënë viza nga autoritetet amerikane në ambasadën e Pakistanit, e cila përfaqëson interesat iraniane në SHBA.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, P. J. Kroulli tha se ministri i Jashtëm iranian, Manusher Motaki nuk do të takojë zyrtarë amerikanë gjatë vizitës së tij.

Irani dhe SHBA nuk kanë marrëdhënie diplomatike, që nga viti 1980.

Vizita e Motakit vjen një ditë para takimit në Gjenevë mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, që kërkojnë kufizimin e aktiviteteve bërthamore iraniane.
XS
SM
MD
LG