Irani sot takohet me përfaqësuesit e gjashtë fuqive botërore, të cilat kërkojnë që ky vend t’i ndalë aktivitetet e ndjeshme atomike.
Në takimin, që mbahet në Gjenevë të Zvicrës, do të jenë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.
Para takimit, Irani ka thënë se nuk ka për qëllim që me gjashtë fuqitë botërore të diskutojë për programin e tij bërthamor, përfshirë edhe pasurimin e uraniumit, pasi konsideron se e drejta e Iranit për fuqi atomike paqësore nuk është e hapur për debat.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë tërhequr vërejtjen se Irani mund të ballfaqohet me raundin e katërt të sanksioneve të OKB-së, nëse dështon të angazhohet në disktime konstruktive dhe të pajtohet me masat për të dëshmuar se programi i tij bërthamor është vetëm për nevoja paqësore e jo për prodhimin e bombës atomike.