Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekretoi Albert Prenkajn në detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë, me seli në Romë.
Në një komunikatë për media të Zyrës për Informim të Presidencës, thuhet se dekretimi është bërë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Italisë, si dhe pas marrjes së pranimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit.