Ndërlidhjet

BE: Takimi me Iranin në atmosferë normale



Irani po takohet sot me përfaqësuesit e gjashtë fuqive botërore, për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me programet kundërthënëse bërthamore. Në takimin, që ka nisur në Gjenevë të Zvicrës, marrin pjesë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

Takimi po drejtohet nga shefi i diplomacisë iraniane, Havier Solana. Zëdhënësja e Solanës ka theksuar se takimi po zhvillohet në atmosferë pune, por shtoi se “Irani ka për të bërë sqarime të rëndësishme”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë tërhequr vërejtjen se Irani mund të ballafaqohet me raundin e katërt të sanksioneve të OKB-së, nëse dështon të angazhohet në diskutime konstruktive.

Agjencia e OKB-së për Energjinë Bërthamore ka pohuar se Irani gjendet në anën e gabuar të ligjit, pasi vetëm pak ditë më parë ka deklaruar për një uzinë tjetër ku zhvillohen aktiviteter bërthamore.

Para takimit, Irani ka thënë se nuk ka për qëllim që me gjashtë fuqitë botërore, të diskutojë për programin bërthamor, duke theksuar se kjo ështëe e drejtë e çdo vendi.
XS
SM
MD
LG