Ndërlidhjet

Serbi: Të ndalohen tre grupe tifozësh



Prokuroria serbe do të kërkojë ndalimin e tre grupeve të tifozëve që njihen për akte dhune e që dyshohet s ejanë të përfshirë në vrasjen e tifozit francez.
Prokuroria do kërkojë ndalimin e grupeve të tifozëve të tre ekipeve beogradase, përkatërisht Cervena Zvezda, Partizani dhe Rad.

Mbështetësit e Partizanit besohet sa janë autorë të vrasjes brutale të 28 vjeçarit francez, Bris Tato. Ai u sulmua në Beograd në prag të ndeshjes së Partizanit me ekipin francez të Tuluzës.

Huliganët e këtyre grupeve besohet s ekanë qenë pjesëmarrës dhe në djegjen e Ambasadës së SHBA-ve në Beograd vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG