Ndërlidhjet

Dënohet "Grupi i Llapit"



Sot në Gjykatën e Qarkut, një trup gjykues i përzier, i përbërë prej një gjykatësi kosovar dhe dy gjykatësve të EULEX-it, kanë shpallur fajtorë pjesëtarët e të ashtuquajturit Grupi i Llapit, në mesin e të cilëve është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa.

Në një komunikatë për media të EULEX-it, njoftohet se Rrustem Mustafa është shpallur fajtor “për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur”. Ai u dënua me 4 vjet burg.

Gjithnjë sipas komunikatës së EULEX-it, Latif Gashi u shpall fajtor “për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur”. Latif Gashi është dënuar me 6 vite burg.

Edhe Nazif Mehmeti është shpallur fajtor nën akuza të njëjta “krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur. Nazif Mehmeti është dënuar me 3 vjet burg.

Krimet për të cilat ngarkohen, tashmë të dënuarit, thuhet se kanë ndodhur nga muaji tetor i vitit 1998 deri nga mesi i muajit qershor të vitit 1999.

Të dënuarit, sipas zyrtarëve të EULEX-it, mund të ushtrojnë ankesë ndaj vendimit.
XS
SM
MD
LG