Ndërlidhjet

Çikago dhe Tokio eliminohen nga gara



Në raundin e parë të votimit në Kopenhagë, Çikago dhe Tokio janë eliminuar nga gara për të organizuar Lojërat Olimpike 2016.

Tash në garë kanë mbetur vetëm Madridi dhe Rio de Zhaneiro.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pritet ta shpallë fituesin rreth orës 18 30.

Më herët, presidenti Barak Obama u bë presidenti i parë amerikan, i cili personalisht iu drejtua Komitetit Olimpik duke e mbështetur kandidimin e Çikagos.

Në Kopenhagë janë edhe kryeministri japonez Jukio Hatojama, mbreti i Spanjës Huan Karlos, dhe presidenti i Brazilit Luis da Silva, të cilët i mbështesin vendet e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG