Rio de Zhaneiro do të jetë mikpritësi i Lojërave Olimpike 2016.
Vendimi në Kopenhagë u mor pas një gare, në të cilën konkuronin edhe Madridi, Çikago dhe Tokio.
Në rrethin e parë të votimit Çikago dhe Tokio u eliminuan.
Mbështetje për organizimin e lojërave në Çikago shprehu edhe presidenti amerikan Barak Obama.
Ai është presidenti i parë amerikan që personalisht i adresohet Komitetit Olimpik, për të mbështetur ofertën e një qyteti.