Ndërlidhjet

Takimi EULEX-Serbi



Misioni i Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, do të mbajë sot në Beograd një takim me autoritetet serbe, mbi implementimin e protokollit për bashkëpunim policor, të nënshkruar më 11 shtator.

Zyrtarë të EULEX-it kanë thënë kohë më parë se “protokolli për bashkëpunim policor me Beogradin është aktiv, meqë është nënshkruar nga të dyja palët, por nuk është përdorur deri më tani”.

Protokolli për policinë ndërmjet EULEX-it dhe shtetit serb ishte kundërshtuar ashpër nga Prishtina zyrtare. Udhëheqësit e Kosovës madje e kanë cilësuar si të mbyllur debatin mbi këtë çështje, duke kundërshtuar vendosmërisht anashkalimin e institucioneve vendëse.

Në misionin evropian për sundimin e ligjit, ndërkaq, insistojnë se protokolli ka për synim sforcimin e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit.
XS
SM
MD
LG