Ndërlidhjet

Shqipëri: U pastruan fushat nga minat


Shqipëria i ka pastruar të gjitha fushat e minave dhe predhat e pashpërthyera në territorin e saj, tha zëvendës ministri i mbrojtjes, Petrit Karabina.

Sipas tij, minat e fundit janë pastruar para një jave në pjesën verilindore të Shqipërisë.

Zoti Karabina tha se shumica e pajisjeve eksploduese brenda Shqipërisë, ishin vendosur nga Serbia, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe nga Maqedonia në vitin 2001, gjatë kryengritjes së shqiptarëve në këtë vend, raporton agjencia AP nga Tirana.

Minat e tjera ishin vendosur nga kontrabandistët e armëve.

Gjatë dekadës së kaluar nga minat dhe predhat e pashpërthyera janë vrarë 34 shtetas të Shqipërisë, një e treta prej tyre fëmijë. Njëherësh janë plagosur 238 vetë.

Shqipëria është nënshkruese e Konventës së Otavës nga viti 1997, sipas së cilës, qeveritë duhet t’i largojnë minat nga hapësirat, që janë nën kontrollin e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG