Ndërlidhjet

Ban: UNMIK-u punon ngushtë me palët



“Nuk ka ndonjë afat për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova. Ne vazhdojmë të kemi mandat nga Këshilli i Sigurimit”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon për mediat serbe.

“UNMIK-u ka vazhduar të punojë ngushtë me palët e pranishme në terren. Jam i kënaqur që BE-ja, përmes EULEX-it i ka marrë të gjitha përgjegjësitë. Kemi ende shqetësime, veçanërisht për gjendjen e stabilitetit në veri”, tha Ban .

Lidhur me punën e Gjykatës Ndërkombëtarë për ish Jugosllavinë Ban ka shtuar se po sheh mundësinë e përmbylljes së aktivitetit të Gjykatës deri në vitin 2013. Më tej Ban shton se duhen përgatitur mekanizma mbështetës nëse Mlladiç e Haxhiç nuk do të jenë arrestuar deri atëherë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG