Së paku 4525 njerëz kanë vdekur nga gripi i derrave që kur virusi u shfaq në prill të këtij viti.
Kjo shifër tregon se 417 vdekje kanë ndodhur vetëm gjatë javës së fundit, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetit. Shumica e vdekjeve ka ndodhur në kontinentin amerikan.