Ndërlidhjet

Berisha: Nënë Tereza të prehet në Atdhe



Triana synon kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri. Nobelistja shqiptare prehet në Indi, vendi ku zhvilloi pjesën kryesore të aktivitetit të saj bamirës.

Qeveria Berisha ka kërkuar nga India që eshtrat e Nënë Terezës të kthehen në atdhe në gushtin e ardhshëm, kohë që përkon dhe me 100 vjetorin e lindjes së saj. Negociatat me qeverinë e Indisë do të intensifikohen gjatë këtij viti, tha kryeministri Berisha.

Ky i fundit ka bërë të ditur se po punohet edhe për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG