Sot është dita botërore kundër dënimit me vdekje. Aktualisht 139 vende të botës e kanë hequr këtë denim, ndërkaq që në 58 vende ende është në fuqi.
Vetëm gjatë vitit 2008 në 25 vende janë ekzekutuar 2390 të burgosur, derisa janë 8.864 të dënuar në 52 vende. Vendet në të cilat numri i të ekzekutuarve është më i lartë janë: Kina, Irani, Pakistani, Arabia Saudite dhe SHBA-ja.