Ndërlidhjet

Turqi-Armeni, s’ka marrëveshje



Nënshkrimi i marrëveshjes mes Turqisë dhe Armenisë mbrëmjen e sotme është shtyrë në momentin e fundit. Protokolli synon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Dokumenti pritej të nënshkruhej nga ministrat e jashtëm të dy vendeve gjatë një ceremonie në Cyrih të Zvicrës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ian Kelli tha “po përpiqemi të mundësojmë gjetjen e gjuhës së përbashkët rreth deklaratave që do të mbahen gjatë ceremonisë”.

Tensionet mes dy shteteve e kanë zanafillën në atë që Armenia e quan gjenocidi osman ndaj armenëve, ku gjatë Luftës së parë Botërore janë vrarë mbi një milionë armenë. Ankaraja hedh poshtë idenë se bëhet fjalë për gjenocid. Protokolli i sotëm parasheh dhe ngritjen e një komisioni që do të hetojë ngjarje të Luftës së Parë Botërore.

Bisedimet gjatë ditës së sotme janë ndjekur dhe nga sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe shefat e diploamcive ruse, franceze dhe Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG