Ndërlidhjet

Pakistan: Mbi 40 të vrarë gjatë ditës



Së paku 40 persona janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur nga një sulm që dyshohet të jetë atentat vetvrasës. Incidenti ndodhi në rajonin e trazuar pakistanez të Suatit.

Ky është i fundit në rradhën e sulmeve që kanë goditur Pakistanin, ushtria e të cilit është përfshirë në operacione të vazhdueshme kundër talibanëve dhe Al Kaidës përgjatë kufirit me Afganistanin.

Në zhvillime të ndara talibanët pakistanezë morrën përsipër përgjegjësinë për sulmin e fundjavës ndaj një qendre të ushtrisë, ku humbën jetën 19 persona.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG