Ndërlidhjet

Korea e Veriut shkrepi dy raketa



Agjencia koreanojugore Jonhap tha se Korea e Veriut ka shkrepur dy raketa me rreze të shkurtër veprimi në brigjet lindore dhe ka shpallur zonë “ndalimi të lundrimit” prej 10 deri 20 tetor.

Jonhap citoi një burim të qeverisë, por zyrtarët e Koresë së Jugut nuk e kanë komentuar lajmin.

Lansimet e fundit, të parat në afro tre muaj, vijnë në kohën kur Pheniani ka thënë se është i gatshëm t’u kthehet negociatave ndërkombëtare mbi programin e tij bërthamor, megjithëse ka insistuar që së pari të bisedojë me Shtetet e Bashkuara.

Nuk është e qartë nëse ngjarjat e sotme ishin stërvitje rutinore ushtarake.
XS
SM
MD
LG