Ndërlidhjet

Klinton: Korea Veriore pa armë bërthamore



Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen për gadishullin Korean pa armatim bërthamor, pas vargut të provave në Korenë e Veriut.

Klinton tha se SHBA-të dhe aleatët e tyre përpiqen t’i tregojnë Koresë së Veriut se bashkësia ndërkombëtare nuk e pranon vazhdimin e programit bërthamor të Phenianit.

Më herët, Korea e Veriut shkrepi pesë raketa me rreze të shkurtër veprimi nga brigjet lindore të vendit.
XS
SM
MD
LG