Ndërlidhjet

SHBA: Talibanët më të fuqishëm se al-Kaida


Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të thesarit, Dejvid Kohen, tha se Talibanët në Afganistan janë shumë më të fuqishëm financiarisht se sa al-Kaida.

Ai theksoi se grupi ekstremist merr para nga farmerët dhe trafikantët e heroinës, të përfshirë në tregun ilegal në rritje të drogës në Afganistan.

Sipas zotit Kohen, Talibanët, poashtu, kërkojnë pagesa mbrojtëse nga biznesmentë legalë afganë.

Ai mëtutje theksoi se al-Kaida është një organizatë me më pak të holla, që po e humbë ndikimin e vet.
XS
SM
MD
LG